03 Dhjetor 2020

Seancat e stërzgjatura të Kuvendit po e rrezikojnë shëndetin

Prishtinë, 18 nëntor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vlerësuar se pas fillimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19,  Kuvendi i Kosovës, si masë parandaluese aktivitetet i ka zhvilluar nga distanca.

Pastaj, kur situata u zbutë aktivitetet zhvilloheshin në rrethana tjera, seancat mbaheshin por se salla ishte në dispozicion vetëm për deputetët dhe administratën, në përpjekje për të siguruar distancën e nevojshme.

Që në fillim të pandemisë, me një letër drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe kryetares, znj. Vjosa Osmani, KMDLNj pati kërkuar që të ndërmerren masa mbrojtëse për deputetët dhe administratën.

Përkundër kësaj,  një numër i deputetëve dhe administratës ishte infektuar me COVID-19.  Së fundi, edhe kryetarja e Kuvendit dhe U.D. e presidentit, znj. Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

KMDLNj vlerëson se kohëve të fundit seancat e Kuvendit të Kosovës, me shterpësinë e diskutimeve, jo që nuk po prodhojnë efektin e duhur por seriozisht po e rrezikojnë shëndetin e të pranishmëve.

Kjo, sidomos është e theksuar gjatë interpelancave ku në sallë janë mbi 70 deputetë dhe të pranishëm dhe ku diskutimet stërzgjaten me orë të tëra, pa e dhënë asnjë rezultat.

Çfarë kuptimi ka një seancë që zgjatë 10 orë diskutime, sikur gjatë fushatave elektorale dhe, si përfundim nuk janë në gjendje të miratojnë asnjë rezolutë, marrëveshje apo ligj, madje as të përafrojnë qëndrimet të cilat thellohen edhe më shumë. Shembull eklatant për këtë janë diskutimet dhe mosvotimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.  

Me mosvotimin e këtij Ligji, deputetët refuzues të Kuvendit të Kosovës po sillen sikur Buxheti i Kosovës është pronar i Buxhetit të Bankës Botërore e jo një Buxhet social dhe paliativ që me mjete tejet simbolike po mundohet t'ua zbusin dhimbjet shumicës së bizneseve,  para se ato të falimentojnë.

Seancat me diskutime të zbrazëta, monotone të cilat përfundojnë kryesisht me disa deputetë që e luajnë rolin e mohikanit te fundit, pa kuorum që, përveç se nuk prodhojnë asgjë, i mërzisin qytetarët para ekranit televiziv sikur që e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të pranishmëve.

Për këtë arsye KMDLNj kërkon që, në përputhje me situatën dhe për shkak të rrezikut të madh, Kryesia e Kuvendit, bashkë me grupet parlamentare të ofrojë një zgjidhje që seancat e Kuvendit të reduktohen në përputhje me rrezikun në mënyrë që të ruhet shëndeti i të pranishmëve.

Në kohën kur pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka përshkallëzuar në tërë botën dhe kur kemi një rrezikshmëri shumë të lartë dhe kur janë ndërmarrë shumë masa kufizuese nuk ka asnjë kuptim mbajtja e këtyre seancave të stërzgjatura.

KMDLNj rekomandon që seancat të mbahen vetëm për gjëra të domosdoshme, të diskutohet qartë dhe shkurt dhe të merren vendime që janë të domosdoshme. Me normalizimin e situatës do të normalizohej edhe puna e Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)