20 Prill 2024

Seanca e radhës më 1 prill

Prishtinë, 23 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet më 1 prill do t’i jepet hapësirë rekomandimeve që do t’i hartojë Komisioni për Tregti, Industri dhe Komunikacion, të cilat kanë të bëjnë me strategjinë energjetike 2009-2018.


Kryeparlamentari Krasniqi ka shtuar se Java e Kuvendit të Kosovës këtë vit është përcaktuar në komunat, të cilat nuk kanë qenë të përfshira më parë.


Në pyetjen nëse agjenda e Javës së Kuvendit ka anashkaluar qytetin e Mitrovicës, Krasniqi është përgjigjur: “Nuk mund të flitet për anashkalim të agjendës, por për përzgjedhje të komunave, të cilat nuk kanë qenë të përfshira më parë”.


Në mbledhje të Kryesisë është diskutuar për propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave të Kosovës, kërkesën e Qeverisë për emërimin e një anëtari në Komisionin e Konkurrencës, për rritjen e numrit të stafit të Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar, si dhe për rritjen e stafit të oficerëve korrektues në Burgun e Dubravës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)