19 Prill 2024

Seanca e jashtëzakonshme për dëbimin e gjashtë shtetasve turq mbahet hënën

Prishtinë, 21 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se me mbështetje të partive opozitare dhe disa deputetëve të pavarur, sot kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për shqyrtimin dhe votimin e Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq. 

Të gjeturat nga ky komision hetimor, si dhe raporti i plotë janë miratuar nga Komisioni pas shumë shtyerjeve. 

Për arsye të mosfunksionimit të Kuvendit, si dhe zvarritjeve tjera të qëllimshme, ky raport ende nuk ka dalë në rend dite në seancë të rregullt.

Prandaj, është kërkuar kjo seancë e jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet të hënën më 24 qershor 2019, në orën 11.00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)