29 Mars 2024

Së shpejti fillon rekrutimi për përmbaruesit privat

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve z. Mark Schmitz, i cili po qëndron në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të pesë vjetorit të përmbarimit privat në Kosovë.

Ministri Tahiri e njoftoi z. Schmitz se profesionet e lira ligjore, në mesin e të cilave edhe përmbarimi, përbëjnë sistem që i përgjigjet një modeli dhe standardi me të ardhme të sigurt.

Ministri Tahiri potencoi se së shpejti do të publikohen edhe konkurset për të mbushur pozitat vakante për përmbarues privat.

Sipas ministrit Tahiri, këto pozita do të shpallen në bazë të analizave të bëra, sidomos për ato zona gjeografike ku nuk ka prezencë të mjaftueshme për të ofruar shërbimet përmbarimore, duke përfshirë edhe në disa komuna të banuara kryesisht nga komunitetet jo-shumicë.

Në anën tjetër, z. Schmitz përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Odën e Përmbaruesve Privat për të arriturat dhe kontributin e përmbarimit privat në fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit mes Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve dhe Odës së Përmbaruesve Privat të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)