05 Korrik 2020

Rugova: Në Kosovë asgjë nuk shkon si duhet

Prishtinë, 15 qershor - Nënkryetari i LDD-së dr. Naser Rugova ka vlerësuar se java që e kemi lënë pas u karakterizua me papërgjegjësi dhe neglizhenca të radhës nga koalicioni aktual qeverisës.

Krerët institucional, siç po shihet, janë të shantazhuar nga lidhjet e tyre, të vartësve apo edhe familjarëve të tyre në afera korruptive dhe krim të organizuar flasin sikurse në Kosovë çdo gjë është në rregull, se vendi po lulëzon nga progresi dhe të mirat që ua solli ky koalicion qeverisës.

“Duke e parë se dita ditës po e humbin besimin e qytetarëve të vendit dhe votuesve të vet, gjë që po e pohojnë edhe publikisht, pasi që i gënjyen me premtime për libër të Ginisit, duke e ditur se po e fundosin perspektivën e vendit dita –ditës po tentojnë që në paraqitjet mediale, në prani të delegacioneve ndërkombëtare, të manipulojnë ende me opinionin se gjoja Kosova nuk është e inkriminuar në krim dhe se qeverisja e tyre është një tregim i suksesshëm”, tha nënkryetari Rugova në konferencën për media.

Ai ka vlerësuar se deklarimet se do e luftojmë vet korrupsionin dhe krimin e organizuar janë vetëm refrene bajate të këtyre qeveritarëve, të cilët të zënë ngushtë para drejtësisë dhe votuesve të tyre po tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja këta tani vet po e luftuakan krimin dhe korrupsionin.

“Pas dy vite e gjysmë qeverisjeje misioni Eulex ju përkujtoj se ky vend po fundoset dhe nuk bën më kështu. Në Kosovë asgjë nuk shkon si duhet! Askush nuk merret me brengat dhe përditshmërinë e rëndë të qytetarit të vendit. Vdekja e disa njerëzve në komunën e Malishevës nga rriqrat në fund të dekadës së parë të mileniumit të tretë është më tepër se tragjedi për një shtet që aspiron të integrohet në BE! Këta njerëz nuk kanë ndjenja dhe kanë humbur  çdo sens përgjegjësie”, tha Rugova.

Nënkryetari i LDD-së theksoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit se Kosova është vend i burimit dhe transitit të trafikimit të qenieve njerëzore është edhe një dëshmi për realitetin e hidhur dhe rrugën qorre që e ka futur vendin kjo qeveri!

“As që po bisedohet dhe behët fjalë për zhvillim ekonomik, investimet, hapjen e vendeve të reja të punës. Ndërhyrja e shefit të ICO për moskthimin e mbi 450 milion euro në arkën e shtetit tregon edhe një here për mosbesimin dhe dyshimet e mëdha të miqve tanë në veçanti të përfaqësuesve të BE-së ndaj këtij koalicioni qeverisës të komprometuar”.

Rugova theksoi se ditëve të fundit po vërehet edhe trafikim i njerëzve të politikës, që është karakteristikë dhe trend në Kosovën e pavarur,të cilët flasin për LDD-në dhe rugovizmin.

“Ju bëjmë me dije këtij lloji malli me afat të skaduar dhe që janë konsumuar plotësisht që të merren me vetveten, ti bëjnë rëntgen vetvetes,të shikojnë se si kanë vepruar dhe deklaruar para një kohe jo të gjatë për këta që me të cilët po martohen rishtazi  politikisht. I kanë quajtur antirugovist, tradhtar të vizionit dhe filozofisë politike rugoviane, partinë e shefit të qeverisë së tyre e kanë quajtur parti kriminele, akuzohen dhe fyhen mes vete deri në padi gjyqi dhe tani shkojnë në atë taborë dhe ulen në një sofër. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se degjenerim dhe dyfytyrësi politike. Është fat që populli është vrojtuesi më i mirë dhe po i shef të gjitha”, tha nënkryetari i LDD.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)