29 Mars 2024

RTK saboton parlamentin, nuk transmeton seancën solemne

Prishtinë 27 gusht - Drejtuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët dhe punonjësit e tjerë të legjislativit të vendit, por edhe përfaqësuesit e medieve, të akredituar në Kuvend, kanë përjetuar sot një befasi tepër të pakëndshme - mostransmetimin nga RTK-ja të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahej për të nderuar  ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Zotërinjtë e RTK-së ishin të informuar fare mirë, ashtu siç ishte i informuar edhe opinioni i gjerë se miku i Kosovës, z. Westerwelle, do t’u drejtohej deputetëve, me një fjalë rasti. Qytetarët me të drejtë prisnin që, si zakonisht, seancën ta ndiqnin nëpërmjet televizionit publik.

    Taksapaguesit e të vetmit radiotelevizion publik në Kosovë, kanë të drejtë të kërkojnë llogari për këtë veprim të papërgjegjshëm e skandaloz të menaxhmentit të RTK-së. Mbetet nga drejtuesit e RTK-së  që ta vlerësojnë vetë këtë skandal profesional.

Koordinatat e vlerësimit të mostransmetimit nga RTK-ja të seancës solemne të Kuvendit të Kosovë, gjithsesi, shtrihen nga neglizhenca infantile deri tek sabotimi i qëllimshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)