22 Tetor 2018

Rruga e integrimit evropian të Kosovës e paalternativë

Prishtinë, 14 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Thomas Mayr-Harting, me të cilët ka biseduar për situatën politike në vend, për rrugën e integrimit evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj theksoi se rruga e integrimit evropian të Kosovës është paalternativë dhe për këtë Qeveria e Kosovës, është duke punuar vazhdimisht dhe me përkushtim të plotë në plotësimin e të gjitha kritereve të vëna nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Në konferencën e përbashkët pas takimit, kryeministri Haradinaj tha se temë kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e Kosovës, zbatimi i agjendës evropiane për Kosovën dhe synimet e Kosovës në këtë rrugë.

“Strategjia për Ballkanin Perëndimor e ka lënë rrugën hapur për Kosovën dhe e ka definuar këtë rrugë, por na mbetet shumë punë për të bërë”, tha kryeministri Haradinaj.

Edhe përfaqësuesit e BE-së, Drejtorët Danielsson, dhe Mayr-Harting, theks të veçantë i kushtuan Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihet edhe Kosova.

Të dy përfaqësuesit e BE-së, theksuan se kjo vizitë zhvillohet pas një jave të publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, e cila e qartëson perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018 - Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Zyra e Prokurimit në Doganën e Kosovës hap tenderin për furnizim me banderola për cigare dhe pije alkoolike e parashikuar si projekt me vlerë te madhe 1.260.000,00. (Zyra e prokurimit, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Komunën e Fushë Kosovës, ku do të pritet në takim nga kryetari, Burim Berisha. (Komuna e Fushë-Kosovës ora 15:00)

- Meqenëse viti 2018 shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i familjës Sylmetaj". (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje me rastin e pensionimit të Policit të Kosovës, Asllan Krasniqi, pjesëtarë nga Njësia për Sigurimin e Objekteve me Rëndësi të Veçantë dhe Personaliteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një prezantim të ekspozitës për mediat. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 18:00)