29 Mars 2024

RrGK: Të luftojmë bulizmin ndaj grave dhe vajzave

Prishtinë, 9 dhjetor - Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim kanë përcjellur shkrimet e mediave, në të cilat paragjykohet dhe sulmohet kontributi i Presidentes Atifete Jahjaga për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

''Barazia gjinore është e mishëruar dhe e garantuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kurse, ne duhet të luftojmë gjuhën dhe mendësinë që ende vazhdon ta portretizojë gruan brenda një konstrukti shoqëror, apo një kornize të caktuar. Duhet t’i sfidojmë stereotipet dhe të mos i pranojmë ato si pjesë e diskursit tonë shoqëror, politik e institucional."

''Duhet t’i themi jo bulizmit ndaj grave dhe vajzave dhe tendencave të cilat synojnë t'ju tregojnë atyre se si duhet të duken, apo si duhet të sillen për të qenë të pranueshme nga shoqëria, pasi në të kundërtën kontributi i tyre vihet në dyshim.''

''Duhet të ngrisim zërin kundër çdo mendësie të tillë- e cila mëton të përcaktojë se në cilat raste kontributi i një gruaje e cila përpiqet për të drejta të barabarta qenka mjaftueshëm i pranueshëm për shoqërinë', thekson RrGK.

Sulmet e tilla ndaj personaliteteve dhe figurave të shoqërisë sonë të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar dhe vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën për promovimin e barazisë gjinore sipas RrGK-se, dërgojnë mesazh negativ ndaj të gjithë atyre që këtë kauzë e kanë pjesë të jetës së tyre.

''Kjo mendësi edhe një herë dëshmon se sa shumë duhet të bëjmë në rrugëtimin dhe misionin tonë për të thyer pabarazitë dhe paragjykimet e tilla gjinore'', deklaron RrGK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)