29 Mars 2024

RrGK lanson dokumentin e përafrimin ligjeve të Kosovës te BE-së mbi barazinë gjinore

Prishtinë, 8 nëntor - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të prezantojë sot publikisht dokumentin më të ri të politikave të titulluar Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve të saja me ligjet e Bashkimit Evropian (BE) mbi barazinë gjinore.

Dokumenti është shkruar nga dy avokate të njohura evropiane, të specializuara në çështjet për barazi gjinore, Sylvia Cleff le Divellec dhe Katharina Miller, me kërkesë të RrGK-së dhe mbështetje financiare nga Fondacioni Kvinna till Kvinna.

Në kontekstin e disa reformave të rëndësishme politike në Kosovë (p.sh. në lidhje me Ligjin e Punës, etj.), dokumenti vlerëson shkallën në të cilën ligjet e Kosovës janë përafruar me Acquis të BE-së për barazinë gjinore. Ekspertët identifikojnë mangësitë dhe japin rekomandime për harmonizimin më të mirë të legjislacionit kosovar.

Pas fjalës hyrëse dhe një prezantimi të shkurtër të gjetjeve dhe rekomandimeve kyçe, ky prezantim publik kërkon të krijojë një hapësirë ​​për akterët kyç, për të diskutuar rekomandimet e ekspertëve dhe zbatueshmërinë e tyre në mes të reformave të vazhdueshme të ligjeve dhe politikave publike në Kosovë.

Ky publikim u mundësua me përkrahjen bujare të Fondacionit Kvinna till Kvinna, me përkrahje financiare prej Qeverisë Suedeze

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)