25 Prill 2024

RrGK dhe Lobi në përkrahje të Podrimqaku-Subashit

Prishtinë, 29 mars - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) përmes këtij reagimi shprehin shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e padrejtë dhe presionin që po i bëhet Zahrie Podrimqaku-Subashit, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtare për Barazi Gjinore (ZBGJ) dhe Mundësi të Barabarta (MB) në Drenas nga Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Presioni për ta larguar/degraduar nga puna Podrimqaku-Subashin ka filluar që nga ardhja e Lladrovcit në krye të Komunës, kurse ka kulmuar në janar të këtij viti- kur Kryetari i Komunës personalisht ka thirrur atë në zyrë për t’i bërë presion që të largohet nga vendi i punës, kundërligjshëm dhe duke mos respektuar ligjet e rekrutimit dhe të transferimit. Presionin ndaj saj Lladrovci e ka ushtruar me qëllim që në pozitën e Podrimqaku-Subashit ta vendosë nusen e djalit të motrës së tij.

Pas mediatizmit të rastit, kryetari Lladrovci me datën 01.03.2019 merr vendim për transferim të përkohshëm të Podrimqaku-Subashit në pozitën; Shefe e shërbimeve të Kuvendit në të njëjtën kategori funksionale.

Vendim ky i cili u kundërshtua nga Podrimqaku-Subashi, duke pasur për bazë ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Ndër arsyet e refuzimit Podrimqaku-Subashi përmend se transferimi i saj është “i qëllimshëm, i paarsyetuar, pa afat kohor, i dhunshëm dhe i detyruar”.

RrGK dhe Lobi duke kujtuar punën dhe aktivizmin e Podrimqaku-Subashit në mbrojten e të drejtave të njeriut e me theks të veçantë të drejtat e grave, kontribut i cili prek të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar vendi, përmes këtij reagimi shpreh përkrahje të parezervë për Podrimqaku-Subashin.

Për më tepër kërkon nga Komuna e Drenasit, por edhe institucionet e tjera relevante që të ndërpritet presioni ndaj Podrimqaku-Subashit dhe t’i lejohet hapësira e merituar në ushtrimin e funksionit publik në të mirë të qytetarëve, ashtu siç Podrimqaku-Subashi ka vepruar deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)