24 Prill 2024

Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 18 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 - 16:00.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)