19 Mars 2024

Rraportet Kosovë - Serbi mund të ndërtohen vetëm mbi parimin reciprocitetit

Prishtinë, 7 prill - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kundërshtuar reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse mbi vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e vendosjes së masave graduale të reciprocitetit në raportet ndërshtetërore me Serbinë.

Republika e Kosova sipas MPJD-së është shtet i pavarur dhe sovran, e vendosur për raporte të mira me të gjithë fqinjët e vet.

Në këtë kontekst MPJD konsideron se e edhe marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi parimin reciprocitetit, si e vetmja formë legjitime e ndërtimit të raporteve të barabarta ndërshtetërore.

Masat reciproke të Kosovës janë vetëm pasqyrim i pengesave dhe barrierave të shumta që Serbia ka vendosur ndaj shtetit të Kosovës.

"Kosova ende nuk ka filluar të zbatojë gamën e gjerë të pengesave që Serbia aplikon ndaj Kosovës, duke i ofruar mundësi Serbisë të reflektojë dhe t’i heqë barrierat dhe pengesat ndaj Kosovës. "

"Marrëdhëniet mes shteteve tona nuk mund të normalizohen në mënyrë të njëanshme, por duhet të pasqyrojnë vullnetin reciprok të të dyja palëve."

"Kosova ka dëshmuar vullnetin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkaq tani i mbetet Serbisë t’i heqë barrierat dhe ta ndalë agresionin diplomatik ndaj Kosovës", thekson MPJD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)