28 Mars 2024

Roli i komunikimit në transparencën publike

Prishtinë, 20 maj - Instituti për Marrëdhënie me Publikun “IMP”, në bashkëpunim me agjencinë e komunikimeve “Bonne Nouvelle” nga Gjermania si dhe nga Fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”, organizoi konferencën “Roli i komunikimit në transparencën publike”, në të cilën u diskutua për sfidat dhe të arriturat në fushën e marrëdhënieve me publikun. 

Në konferencë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, drejtoresha e Departamentit për Demokratizim në OSBE, znj. Vilma Theows, drejtoresha ekzekutive e agjencionit së komunikimit, “Bonne Nouvelle”, Simone Stein, zëdhenësja e EULEX-it, znj. Karin Limdal, drejtori ekzekutiv i IMP-së, Vehbi Miftari, si dhe përgjegjës dhe ish-përgjegjës të komunikimit si nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. 

Konferenca u zhvillua në dy panele. Paneli i parë ishte “Konteksti i zhvillimit me marrëdhënien me publikun”, ndërkaq temë e panelit të dytë ishte “Zhvillimi i kontekstit të marrëdhënieve me publikun”.

Në fjalën e tij të rastit, zëvendëskryeministri Ramë Manaj, duke e përgëzuar IMP-në për organizimin e kësaj konference, tha se në Kosovë në këto dy vjet në shtetin e pavarur janë vënë baza të mjaftueshme ligjore në rregullimin e këtij dimensioni sa të rëndësishëm aq edhe jetik në funksionimin e demokracisë dhe transparencës së institucioneve publike. Ai, më tutje shtoi se, nuk ka mëdyshje se edhe më tutje mbetet shumë për tu bërë në kuptimin e ngritjes së kapaciteteve komunikuese të institucioneve në vend.

Mimoza Kusari Lila, ish-zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, i prezantoi  sfidat dhe përparësitë e komunikimit në qeverinë pas zgjedhjeve të para në Kosovë, duke përmendur ndër të tjera ndërlidhjen dhe menaxhimin e raporteve midis qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare, komunikimin midis zyrave të informacionit dhe qytetarëve, komunikimin dhe menaxhimine

Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri i shpalosi përvojat e tij në medie dhe marrëdhënie me publikun, si dhe sfidat politike që e kanë përcjellë komunikimin në fazat e ndryshme gjatë përvojës së tij, me theks të veçantë në filtrimin dhe efektin e informacionit. 

Znj. Simone Stein, drejtoreshë ekzekutive e agjencionit “Bonne Nouvelle”, theksoi se trendi i fushës së marrëdhënieve me publikun në vendet perëndimore tashmë ka marrë hov të madh në kuptimin e ngritjes së kapaciteteve dhe të edukimit të mirëfilltë profesional në raport me audiencën. Ajo, gjithashtu, shtoi se edhe në Kosovë kërkohet një trajtim i tillë në kontekstin e ngritjes së kapaciteteve të mirëfillta profesionale. 

Në vazhdim të konferencës, prezantimet e zyrtarëve të komunikimit nga institucionet nacionale dhe ndërkombëtare dhe organizatat e ndryshme në Kosovë, ishin të orientuara në funksionimin e komunikimit efektiv të zyrave të komunikimit, si një faktor i rëndësisë së veçantë drejt profesionalizimit dhe transparencës publike. 

Në fund të konferencës, ishte konkludim i përbashkët për nevojën e reformimit të zyrave të informimit, me gjithë parametrat si një administratë profesionale, politikisht e paanshme,  funksionale, dhe efektive, e cila të jetë faktor themelor për transparencën publike, në funksion të informimit të drejtë të publikut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)