20 Shtator 2021

Rinia diskuton ndikimin e pandemisë në pjesëmarrjen politike

Prishtinë, 15 shtator - Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë Rrjeti Evropian i të Rinjve për Demokraci EDYN organizon një tryezë diskutimi me të rinjë nga partitë politike, shoqëria civile dhe etni të ndryshme, me temën "Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve".

Kjo tryezë ka për qëllim që të mundësojë diskutimin në mes të të rinjve lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 tek të rinjët, veçanërisht tek të rinjët që vijnë nga komunitetet pakicë në zhvillimin e tyre personal, planifikim të karrierës, arsim dhe punësim.

Ky aktivitet do të organizohet sot me pjesëmarrjen e 20 të rinjëve dhe do të shërbej për rrjetin EDYN që të dëgjojnë përspektivat e njëri-tjetrit dhe të dalin me një sërë rekomandimesh se si të rinjët mund të mbështeten gjatë këtyre kohrave të vështira me pandeminë Covid-19.

Ngjarja do të fillojë më fjalën hyrëse të zJames Evans – Butler, Ushtrues detyre i Drejtorit për qeverisje dhe demokraci në USAID Kosovë dhe Drejtorja e NDI në Kosovë, Ambasadorja Nancy Soderberg. Pastaj, Udhëheqësit e EDYN në  Kosovë, Donjet Bislimi dhe Blerta Berisha do të bëjnë hapjen e diskutimit me përfaqësuesen e  Grupit të Deputetëve të Rinjë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, znj. Fjolla Ujkani.
 
Rrjeti i të Rinjve Evropian për Demokraci - EDYN është rrjet i të rinjëve përfaqësues të partive  politike dhe shoqërisë civile të moshës 18-32 vjeç, të cilët ndajnë përkushtimin e tyre në zbatimin  dhe fuqizimin e demokracisë.

EDYN është themeluar në vitin 2018 me mbështetjen e NDI, IRI  dhe USAID në Washington DC përderisa EDYN në Kosovë momentalisht përfaqësohet dhe  mbështetet nga një rrjet i të rinjve i përbërë nga 11 të rinjë liderë të së ardhmes në Kosovë.  

Pjesëmarrës në këtë diskutim do të jenë anëtarët e EDYN në Kosovë dhe të rinj përfaqësues të  partive politike dhe organizatave për të rinjtë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2021

- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)  

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës  nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I - Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)