04 Qershor 2020

Rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike kërkon borde profesionale e të pavarura

Prishtinë, 3 prill - Organizatar e shoqërisë civile kanë reaguar kundër vendimit të fundit të marrë nga Qeveria në detyrë për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. "

"Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë", theksojnë organizatat e shoqërisë civile.

Kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike.

Andaj, organizatat i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.

Emërimet, në disa prej rasteve shkelin Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe pse emërimet janë bërë të përkohshme dhe me afat prej 6 muajsh në bazë të Ligjit, ato prapë është dashur të reflektojnë kërkesat e nenit 17. Ligji është i qartë që: “17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur.

Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.”

Për më tepër, në emërtimet e Ligjit është sqaruar që: “I emëruar politik” nënkupton personin i cili është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.

Pra, me zgjedhjen e ish kandidatëve për poste të zgjedhura që nga zgjedhjet e vitit 2017, Qeveria ka shkelur Nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Edhe neni 43 mbi Emërimet e Përkohshme, nuk përjashton zbatimin e dizpozitave të nenit 17. Kërkesat nga ky nen kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me profesionalizmin dhe ruajtjen e pavarësisë së ndërmarrjeve publike.

Përveç kësaj, me këto vendime, Qeveria nuk ka zbatuar kriteret e Ligjit Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore.

Aty është e qartë që zgjedhja e trupave udhëheqës në institucione publike duhet të bëhet në proporcionin gjinor 50:50.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal

Republika e Kosovës, (2008), Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Neni 17 Kushtet e Kualifikimit dhe Përshtatshmërisë Profesionale, faqe 11, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020)

Republika e Kosovës, (2012), Ligji Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, faqe 1, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020). prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.”

Për më tepër, edhe Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kërkon përfaqësim të barabartë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Përbërja e bordeve të drejtorëve të NP-së duhet te jetë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.

Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është pjesë edhe e programit qeverisës.

Organizatat përkrahëse:
Balkan Green Foundation (BGF)
ÇOHU
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Lëvizja FOL

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020 - Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)
  
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
  
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)

-  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 15:30)