29 Mars 2024

Richardson shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar shtetin e Kosovës

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, priti sot në takim koordinatoren për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ulrika Richardson, me të cilën biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19, si dhe ndihmën që po ofrojnë Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për ta kaluar sa më shpejt këtë pandemi.

Ministri Bislimi e njoftoi znj. Richardson për masat emergjente që ka marrë deri më tani Qeveria e Kosovës, në adresimin e problemeve ekonomike dhe sociale që rezultojnë nga pandemia COVID19.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët tanë për ta kaluar sa më lehtë gjendjen e krijuar nga virusi COVID19.

Ndërsa, znj. Ulrika Richardson shprehu gatishmërinë e saj dhe të të gjitha Agjencive të Kombeve të Bashkuara për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)