19 Prill 2024

Respekti për figurën e presidentit Rugova është kthyer tashmë në traditë

Prishtinë, 2 dhjetor - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 75 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se respekti për figurën e presidentit të parë të Kosovës është kthyer tashmë në traditë. 

“Në ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, presidentit të parë, bëra një gjest simbolik të nderimit pranë shtatores. Njëkohësisht sot kujtojmë edhe heronjtë e Kosovës, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi."

"Gjithsesi, respekti për presidentin historik Ibrahim Rugova është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)