25 Prill 2024

Reshitaj dhe Kiliç diskutojnë mbi fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje

Prishtinë, 21 shtator - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, priti sot në takim njoftues ambasadoren e Turqisë në Kosovë znj. Kivilcim Kiliç, me të cilën biseduan për shumë çështje me interes të dy shteteve, me theks të veçantë edhe për pozitën e grave në vendimmarrje.

Duke falënderuar shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, znj. Reshitaj vlerësoj se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të intensifikohen edhe me tutje në rrugën tonë të përbashkët të integrimit evropian.

Sfidat në ruajtjen e mjedisit, ndryshimeve klimatike, ngritjes së cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbeturinave e problemeve tjera të kësaj natyre janë probleme globale që kërkojnë bashkëpunim rajonal dhe global për tejkalimin e tyre.

Nga ana tjetër Ambasadorja Kiliç pasi uroj ministren për detyrën e re, deklaroj se shteti i saj mbetet i përkushtuar në ruajtjen e miqësisë së përbashkët, bashkëpunimit të shkëlqyer në shumë fusha dhe ofrojë mbështetjen e saj të pa rezervë për realizimin e projekteve konkrete që i kontribuojnë zhvillimit të Kosovës, rritjes së progresit në fushën e mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 “Kosova është vend i vogël por shumë i bukur që ka shumë bukuri natyrore e vende turistike dhe nuk duhet lejuar që këto bukuri të dëmtohen e të ndoten, kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë qëllim primar i secilit shtet dhe qeveri” përfundoi znj. Kiliç.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)