07 Prill 2020

Republika e Guineas dhe Kosova në marrëdhënie të mira bashkëpunimi

Prishtinë, 21 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jo rezident të Republikës së Guineas në Berlin, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, të shoqëruar prej këshilltarit të Ambasadës së Republikës së Guineas në Berlin, z. Mamadou Bouliwel Sow.  

Ambasadori i Guineas, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, shprehu urimet në emër të tij, dhe autoriteteve të vendit të tij, për Qeverinë e re.  

Kyeministri Kurti i uroi punë të mbarë Ambasadorit, të cilin më pas e falënderoi për urimet, por veçanërisht për aktin e njohjes së Kosovës nga shteti i Guineas. Ai nënvizoi se kjo bën pjesë në linjën e besnikërisë ndaj historisë së dy popujve.

Kryeministri Kurti shprehu dakordësinë e tij me vizitën e mundshme të Presidentit të Guineas, si dhe me shënimin e relacioneve kulturore dhe ekonomike mes dy shteteve. Përvojat përkatëse të dy shteteve në të shkuarën duhet ta nxisin bashkëpunimin në të ardhmen.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)