19 Prill 2024

Reka kërkoi nga Parlamenti Evropian që të përkrah Kosovën në Liberalizimin e Vizave

Prishtinë,  12 mars - Prishtinë, 12 Mars 2020 - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman.

Ministri Reka falënderoi nënkryetarin e Parlamentit Evropian Wieland për mbështetjen e gjertanishme të Kosovës në procesin e saj integrues.

Njëkohësisht, e njoftoi Wieland për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Me këtë rast Ministri Reka, nëpërmjet Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdoj përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka, si: Liberalizimi i Vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III.

Ministri Reka përfundoi duke thënë se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të përspektivës Evropiane të Kosovës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e  funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)