19 Prill 2024

Reforma e Administratës Publike në linjë me raportin e KE-së

Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me Organizatat e Shoqërisë Civile,  me temën  “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.

Kryeministri Hoti ka nënvizuar faktin se Republika e Kosovës është në proces të ndërmarrjes së veprimeve konkrete sa i përket reformës administrative që duhet të ndodhë.

"Javën që shkoi është miratuar dokumenti për reduktimin e barrës administrative, i cili është në linjë me sugjerimet që i kemi marrë edhe në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian", theksoi Kryeministri Hoti.

Ai vlerësoi se Kosova ka nevojë të rrisë efikasitetin institucional, në mënyrë që të mundësohet kursimi i parasë publike, të ulen shpenzimet publike, të ulen kostot e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të rritet ekonomia e vendit.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, si i ngarkuar me procesin e Reformës së  Administratës Publike, pasi shpalosi pikat kryesore të planit të punës, theksoi se ky program është një përpjekje e vazhdueshme me qëllim të përfitimit për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)