01 Qershor 2020

Realizim i pritshmërive ndihmon në rikthimin e vizionit shpirtëror të njeriut

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Nuncin apostolik në Slloveni dhe me delegim në Kosovë, imzot Jean-Marie Speich. Takimi ishte shumë i ngrohtë dhe përshkoi shumë tema lokale dhe botërore. 

Biseda mbi temat nisi me urimin për qeverisjen si dhe me faktin se vështirësitë janë të mëdha, aq sa janë dhe të larta pritshmëritë. Ndjenjat e njerëzve, sinqeriteti dhe entuziazmi i pas zgjedhjeve nuk duhen zhgënjyer.

Kryeministri Kurti bëri një paraqitje të shpejtë të gjendjes së Kosovës si dhe synimeve qeverisëse.

"Jeta e mirë e njerëzve përcaktohet nga drejtësia dhe punësimi, arsimi dhe prodhimi, këta janë faktorët e një gjenerimi të ri të shpresës", theksoi Kurti.

Imzot Speich e vendosi theksin në realizimin e pritshmërive. Sot më shumë se kurrë, sipas tij, ky realizim ndihmon në rikthimin e vizionit shpirtëror të njeriut, vizioni më i duhur për të tejkaluar sjelljet e ngushta, ekstremizmat, rreziqet që i kanosen natyrës, dhe që prihen nga interesa të verbër materialë.

E vërteta i bashkon njerëzit dhe i bën më të qartë në lidhje me dallimet dhe të drejtat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00)