28 Mars 2024

Raporti i Marty, 200 OJQ shprehin pakënaqësi ndaj raportit

Prishtinë, 21 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për demokraci, i është drejtuar me një deklaratë Këshillit të Evropës, ku kërkon zhvillimin e hetimeve të pavarura për zbardhjen e së vërtetës.

Drejtori ekzekutiv i koalicionit, Sejdi Demiri, ka deklaruar se në konsultim të gjerë me koordinatorët e Koalicionit për Demokraci nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në emër të mbi 200 organizatave joqeveritare dhe në emër të mbi 2 mijë aktivistëve që angazhohen për demokraci, liri dhe të drejta të njeriut, si trup e përbashkët e Koalicionit për Demokraci, shpreh pakënaqësinë dhe indinjatën e thellë ndaj raportit të Dick Marty dhe ndaj trajtimit të Kosovës në masmediat kryesore ndërkombëtare që bëhen si pasojë e këtij raporti.

Sipas Demirit Koalicioni i OJQ-ve i bënë thirrje publike çdo instance vendore e posaçërisht ndërkombëtare që të zhvillohen hetime të menjëhershme dhe të pavarura për zbardhjen e së vërtetës.

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përfaqësuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Liri, prandaj konsiderojmë se raporti i mbështetur në paragjykime dhe i motivuar politikisht është fyerje për çdo qytetar të Kosovës dhe për luftën e saj të Shenjtë për Liri, Demokraci e Pavarësi", thuhet në deklaratene OJQ-ve.

"Si shoqëri civile i bëjmë thirrje publike çdo instance vendore e ndërkombëtare, që ndaj rastit në fjalë të zhvillohen hetime të menjëhershme të pavarura, të cilat do t’i japin fund fantazmës së akuzave të trilluara në mjedise antishqiptare, antidemokratike dhe antieuroaltlantike", ka theksuar Demiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)