20 Prill 2024

Raportet me ambasadën gjermane shembull i një bashkëpunimi të mirë

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e sapoemëruar të të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim që kishte karakter njohës, ministri Yagcilar, uroi ambasadorin Heldt, për detyrën e re në Kosovë, dhe përmes tij e shfrytëzoi rastin të shpreh mirënjohjen ndaj shtetit gjerman për përkrahjen e madhe që Gjermania vazhdon të japë për Kosovën në proceset demokratike dhe në avancimin e agjendës euro- integruese.

Në këtë kontekst, ministri Yagcilar e njoftoi ambasadorin Heldt, me fushë veprimtarinë e Ministrisë së Administratës Publike, me theks të veçantë për reformat në administratën publike.

Ministri vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadën Gjermane në Kosovë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me GIZ-in dhe realizimin e shumë projekteve të rëndësishme, trajnimet për shërbyesit civilë,  projekti i regjistrit të shërbimeve publike dhe të tjera të cilat janë duke u zhvilluar.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, uroi ministrin për vazhdimin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Administratës Publike, dhe shprehu  vullnetin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe fuqizuar administratën publike në Kosovë.

Ministri Yagcilar dhe ambasadori Heldt, ri konfirmuan nevojën e thellimit të marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)