29 Mars 2024

Rakiq kërcenon se po të mos tërhiqej ROSU do të bëhej luftë

Mitrovicë, 23 nëntor - Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq përmes mediave serbe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ku janë arrestuar disa serbë.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka kërkuar nga KFOR-i që të shkojë në veriun e Mitrovicës dhe t'ua sqarojë sipas tij se pse dje deklaruan se gjithçka është nën kontroll dhe se ROSU nuk ka kërkuar të hyjë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se një numër i qytetarëve janë mbledhur në shesh dhe janë të shqetësuar me situatën.

"Dje ka pasur një kampanjë të turpshme të disa mediave në Serbi që sulmuan presidentin Vuçiq i cili paralajmëroi aksion të ROSU-s këtu", citohet të ketë thënë Rakiq.

Rakiq ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes duke thënë se Njësia Speciale hyri në banesën e Dragisha Markoviq, polic i Kosovës dhe dy qytetarëve të tjerë, Sasha Quriçiq dhe Milosh Roshiq. Rakiq thotë se Policia i ka njoftuar se aksioni po bëhej në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

"Por, unë dyshoj për këtë gjë. Unë dyshoj se arrestimet kanë të bëjnë me zhvillimet e djeshme"; tha Rakiq.

"Në rast se ROSU nuk do të tërhiqej, do të kishte luftë", ka thënë Rakiq. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)