24 Prill 2024

Rahoveci voton në balotazh

Prishtinë, 19 dhjetor - Në Rahovec sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Në garën për të parin e qytetit kanë mbetur kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së Smajl Latifi.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u mbajt konferenca e parë lidhur me ecurinë e procesit të Zgjedhjeve Komunale në Komunën e Rahovecit për Kryetar Komune.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, njoftoi se, 71 vendvotime në 34 qendra të Komunës së Rahovecit janë hapur që në ora shtatë të mëngjesit, dhe se çdo gjë është duke rrjedhur normalisht.

Në Rahovec janë përsëritur zgjedhjet pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, Qazim Qeska(PDK) kishte shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqje.

Disa vendvotime në zgjedhjet e sotme për kryetar komune në Rahovec janë hapur me vonesë, ka thënë Driton Selmanaj, nga Demokracia në Veprim. Sipas tij, ka pasur raste të votimeve familjare dhe votim publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)