19 Prill 2024

Rahoveci sot voton për kryetar

Prishtinë, 21 nëntor - Qytetarët e Rahovecit sot votojnë për kryetar të këtij qyteti.

Në këto zgjedhje garojnë 5 kandidatë: Xhelal Canziba (PDK), Ibrahim Kryeziu (LDK), Smajl Latifi (AAK), Rexhep Oruqi (AKR) dhe Luljeta Kadiri (LDD).

Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën e parë për shtyp ka konfirmuar se ashtu siç ishte planifikuar, në orën 7:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Është bërë e ditur se janë hapur gjithsej 71 vendvotime në 34 qendra, ndërsa të drejtë votimi kanë mbi 49 mijë votues.

Këto zgjedhje do t’i monitorojnë 965 vëzhgues, prej tyre 47 janë vëzhgues ndërkombëtarë.

Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në Rahovec pritet të votojnë më se 47 mijë votues, ndërsa për të herë të drejtë vote në këtë komunë kanë edhe afro 1200 zgjedhës të rinj.

Janë hapur 34 qendra votimi me 71 vendvotime.

Në fshatin Hoçë e Madhe mendohet se në zgjedhje do të dalin edhe serbët lokalë, ndërsa, sipas KKZ-së, nga një qendër e votimit do të jetë e hapur për komunitetin serb dhe për atë rom, ashkali dhe egjiptian.

Zgjedhjet e parakohshme në Rahovec mbahen pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 27 shtator, ka rikonfirmuar se ish-kryetari Qazim Qeska ka përfunduar mandatin e kryetarit në momentin kur ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës, më 1 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)