29 Mars 2024

Rahoveci dhe USAID shprehin gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm

Rahovec, 20 shkurt - Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim informues delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë.  

Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik.

Kryetari Latifi, fillimisht ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën e Rahovecit në shtimin e kontrollit efektiv në fushën e prokurimit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)