18 Prill 2024

Qytetarët protestojnë sot n’ballkon kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë

Prishtinë, 25 mars - Sot duke filluar nga ora 11:00 qytetarët e Republikës së Kosovës do të protestojnë n’ballkon kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë në kohë Pandemie.

"Po i rrahim tenxheret dhe po protesojmë kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë në kohë krize shëndetësore, kohë pandemie, kohë kur e gjithë klasa politike duhet të veproj bashkë, kohë kur të gjithë e kemi një armik të përbashkët - pandeminë COVID-19", ka thënë grupi organizator i protestave n'ballkon 'Replikë'.

Sot duke filluar nga ora 11:00 kjo klasë politike do të tregoj sa e papergjegjëshme është, sa jo humane është dhe sa shumë lufton për interesa partiake dhe përfitime personale.

"Ne, qytetarët e Kosovës #NukJemiDele, që të luajnë me shëndetin tonë dhe interesin publik."

"Nesër gjatë kohës kur përfaqësuesit tonë do ta votojnë mocionin e mosbesimit, le të dëgjohet zhurma jonë e të ua bëjm me dije se #NukJemiDele", shprehet grupi 'Replikë'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)