29 Mars 2024

Qytetarët me revoltë kundër rrëzimit të qeverisë Kurti

Prishtinë, 19 mars - Në shenjë revolte ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend dhe tentim rrezimin e qeverisë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mjete të ndryshme, qytetarë të shumtë kanë dalë në ballkonet e tyre për të protestuar.

Revolta e qytetarëve duke bërë zhurmë në ballkone për disa minuta kishte synim që sado pak të ndikojë tek liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19.

“Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandmie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Sipas tyre, revolta dhe protestimi prej ballkont e ka një simbolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës.

“Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritaret e tyre kanë përdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe”, thuhet me tej, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, protesta qytetare erdhi pasi dje LDK-ja ka njoftuar se do të nis mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të shkeljes së marrëveshjes që ky i fundit bëri me shkarkimin e Agim Veliut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)