25 Prill 2024

Qytetarët e Prishtinës të kënaqur me shërbimet komunale

Prishtinë, 6 qershor - Inciativa për Progres - INPO, ka publikuar sot indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë. Ky dokument është shumë i rëndësishëm, që na shërben edhe neve si Komunë lidhur me orientimin e projekteve për vitet në vazhdim.

Si rezultat i punës së vazhdueshme të ekzekutivit për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë, vetëm 8.35% të qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet administrative; vetëm rreth 10% të pakënaqur me furnizimin me ujë dhe kyçjen në ujësjellës; vetëm 19,53% të pakënaqur me shërbimet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Po ashtu, edhe në shërbimet tjera që ofron Komuna e Prishtinës, vërehet një kënaqshmëri mjaft e lartë e qytetarëve, si për shembull në kualitetin e shërbimit të Transportit Publik, ku vetëm 15,36% janë deklaruar të pakënaqur, ose në ndriçim publik, ku të pakënaqur nuk janë më shumë se 19,53% e qytetarëve.

Si Komunë e Prishtinës i kemi kushtuar shumë rëndësi hapësirave publike dhe krijimin e mundësisë për qasje në to të të gjithë qytetarëve. Si rrjedhojë, vetëm 18.55% janë deklaruar të pakënaqur me mundësinë për shfrytëzimin e shesheve.

Që nga janari i këtij viti, ka përparim konkret edhe në grumbullimin e mbeturinave, me ç’rast vetëm 9% e qytetarëve janë të shprehur të pakënaqur me këtë shërbim. Jemi duke punuar në zbatimin e reformës për menaxhimin e mbeturinave, reformë kjo që do të përfshijë gradualisht të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat e komunës sonë.

Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm për lirimin e trotuareve përmes shtyllave antipark, nga ky Indeks kuptojmë se kemi ende shumë punë në këtë drejtim.

Gjithashtu, parkingjet publike mbesin një nga problemet kryesore brenda qytetit të Prishtinës, për çka ne tashmë e kemi planin konkret, dhe jemi në drejtim të duhur të realizimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)