25 Prill 2024

Quinti pret që udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën për Specialen

Prishtinë, 8 shkurt - Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuara dhe Shteteve te Bashkaura të Amerikës përmes një deklarate të përbashkët për media kanë deklaruar se mirëpresin deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

"Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri", theksohet në deklaratën e ambasadave.

Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova sipas tyre mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë.

"Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia", thuhet në fund të deklaratës se ambasadave të shteteve të Quint-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)