25 Prill 2024

QKSS shpalos rezultatet e Barometrit për Dialogun me Serbinë

Prishtinë, 9 shkurt - Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën që ka për qëllim të shpalos rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni Special për Politikë të Jashtme dhe Dialog me Serbinë.

Paneli prej ekspertësh ka për qëllim që të diskutojë mbi të rezultatet e këtij edicioni special, gjegjësisht të diskutojë për pozicionimin e Kosovës në rajon, partnerët strategjik për Kosovën, aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe dialogut me Serbinë – epilogu që do të merr ky proces në fazën përmbyllëse.

Fokus të veçantë do të ketë edhe diskutimi për Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor,  pritshmëritë e rajonit – gjegjësisht Kosovës – kundrejt kësaj strategjie. 

Raporti do t’i përgjigjet pyetjeve në vijim: Cilat janë perceptimet e publikut për Shqipërinë?Çka mendojnë qytetarët për Serbinë, gjegjësisht ndikimin Serb në Kosovë? A ka ndryshuar perceptimi ndaj Malit të Zi pas demarkacionit? A ka ndryshuar perceptimi ndaj Maqedonisë pas ndërrimit të Qeverisë atje? A mbeten ShBA aleati më i mirë për Kosovës, si perceptohet ndikimi Amerikan në Kosovë? A është Gjermania aleati më i madh i Kosovës brenda bashkimit Europian? Si e perceptojnë qytetarët Rusinë, dhe ndikimin Rus në Kosovë? Çka mendojnë për integrim në BE dhe NATO? Kush po e përfiton nga Dialogu me Serbi, dhe a e dëmton Kosovën Asociacioni i Komunave Serbe?



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)