18 Prill 2024

QKSS publikon e raportin për ndikimin e dezinformimit politik gjatë pandemisë

Prishtinë, 22 qershor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën për publikimin e raportit “Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë Covid-19 në Kosovë”.

Ky raport është një përpjekje për dokumentimin e rasteve të dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë, si dhe për gjurmimin e implikimeve të tyre në formësimin e qëndrimeve të publikut ndaj pandemisë dhe menaxhimit të pandemisë.

Përmes shembujve në Kosovë, raporti vërteton gjetjet e kohëve të fundit të studiuesve të ndryshëm që shqyrtojnë besimin e publikut tek qeveria dhe cënueshmërinë e atij vendi ndaj dezinformimit.

Në tërësi, raporti do të shërbejë si një paralajmërim për institucionet dhe publikun e Kosovës dhe si thirrje urgjente për shqyrtimin e përpjekjeve për komunikim strategjik teksa bëhemi gati për krizat e ardhshme kombëtare.

Rezultatet e raportit dhe hapat që duhet të merren më tutje do të shqyrtohen përmes diskutimit në panel me dy autorët e raportit dhe përfaqësues të Qeverisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)