19 Prill 2024

Qeverisja e Vetëvendosjes nuk do t'i qëndrojë pas nënshkrimit të një kryeministri të paligjshëm

Prishtinë, 8 shtator - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi konferencë për media në lidhje me letrat e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hotit dhe nga Aleksander Vuçiqi.

Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu thanë se definicioni i atij takimi është nënshtrim pa njohje. Sipas tyre ato letra përmbajnë nënshkrimin personal të Hotit dhe qeverisja e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk ka dhe nuk ndjenë kurrfarë obligimi as ligjor, as kushtetues e as ndërkombëtar që t’i qëndrojë prapa nënshkrimit të një kryeministri të paligjshëm.

Konjfuca dhe Haxhiu, gjithashtu iu bënë thirrje pjesës së LDK-së dhe NISMA-s, që janë kundër atij dokumenti, por edhe PDK-së dhe AAK-së që kanë shprehur pakënaqësi, që t’i japin nënshkrimet për ta shkarkuar këtë qeveri.

Glauk Konjufca foli për të gjitha pikat e nënshkruara në letër, duke filluar nga tërheqja e kryeministrit Hoti prej njohjes nga Serbia që ishte në rend të ditës, e deri te dhënia e resurseve natyrore që sipas tij përbën një shkelje të rëndë edhe kushtetuese.

Ai tha se pa njohje nuk mund të zgjidhet asgjë mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Kosova nuk ka asnjë obligim për t’i dhënë diçka Serbisë për ta siguruar njohjen prej saj.

Duke iu referuar çështjes së minishengenit, Konjufca tha se ëndërr e kamotshme e Serbisë qëkur Kosova e shpalli pavarësinë është të mos ketë vijë kufitare me Kosovën.

Me bilancin e shkëmbimit tregtar 1 me 15 në favor të Serbisë, heqja e kufirit i leverdisë Serbisë, kurse një vijë kufitare e fortë me të është interes shtetëror i Republikës tonë.

Konjufca bëri thirrje që partitë që janë njëmend opozitare dhe ata deputet të qeverisë që janë të pakënaqur rreth asaj që ndodhi në Uashington e që po pritet të vazhdojë në Bruksel, t’i japin nënshkrimet sa më parë për ta rrëzuar këtë qeveri.

Albulena Haxhiu tha se zotimet e nënshkruara nga kryeministri që e ka mandatin e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese por edhe nga qytetarët janë zotime të dëmshme dhe cenojnë dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

“Shkuan për njohje nga Serbia dhe përfunduan duke u pajtuar që të hiqet termi Republikë nga dokumentet e nënshkruara, që ia humbë karakterin publik dhe formën e qeverisjes shtetit të Kosovës duke e bërë këtë në kundërshtim të nenit 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në të cilën është përcaktuar qartë edhe forma e qeverisjes.”

"Në pikën 7, përmendet studimi i fizibilitetit me qëllim të ndarjes së liqenit të Ujmanit. Është kundër të drejtës ndërkombëtare të ujërave që ujërat territoriale të një shteti të barten juridikisht te shteti tjetër."

"Kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës konkretisht me nenin 2 paragrafin 2 të saj, nenin 122 të Kushtetutës ku flitet për përdorimin e pasurisë dhe burimeve natyrore  dhe gjithashtu nenin 121 të Kushtetutës i cili rregullon pronën."

Haxhiu potencoi se moratoriumi njëvjeçar është heqje dorë nga vetja që sjell pasoja të rënda e të pariparueshme për shtetësinë dhe Republikën tonë.

“Kur Serbia merr pjesë nga territori apo sovraniteti i vendit, apo kur ka tendenca qoftë për ta ndarë Kosovën ose bosnjëzuar atë, neve nuk na duhet asgjë njohja nga Serbia."

"Njohja ka kuptim vetëm kur zotëron pasuri publike që gjenden brenda territorit të vendit dhe ushtron sovranitetin shtetëror në tërë Republikën e Kosovës. Ky është edhe kushti i domosdoshëm për ekzistimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha ajo

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)