25 Prill 2024

Qeveria shqyrton takimin e dytë për implementimin e MSA-së

Prishtinë, 15 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka shqyrtuar dhe aprovuar dokumentin për qëndrimin shtetëror, në takimin e dytë në Bruksel, për implementimin Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Në mbledhje ka shqyrtuar edhe projektligje dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit, është aprovuar qëndrimi shtetëror i Republikës së Kosovës për takimin e dytë të Kosovës me Bashkimin Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Dokumenti shpreh qëndrimin e Republikës së Kosovës për takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për shqyrtimin e progresit të Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës.

Dokumenti shpreh gjithashtu përkushtimin e Kosovës për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të vitit 2016, si thelb të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Fokusi në zbatim është edhe udhërrëfyes i Kosovës drejt arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili mbetet prioritet kryesor i Republikës së Kosovës.


Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Qëllimi i këtij plotësim ndryshimi është fuqizimi i sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës për të mundësuar avancimin e luftimit të krimit në Kosovë, që më pas të ketë rezultate konkrete nga kjo luftë. Në kuadër të këtij plotësim ndryshimi trajtohen dhe rregullohen këto çështje:

-Emërimi i Prokurorëve të ri në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, sipas nevojave urgjente dhe ngarkesës me lëndë në këtë prokurori në periudhë kohore 1 vjeçare, me mundësi vazhdimi më së shumti edhe për (një) 1 vit;

-Caktimi përmes vendimit të prokurorëve për të mbështetur Kryeprokurorin e Shtetit në ushtrimin e kompetencave të tij mbikëqyrëse dhe administrative;

-Ndryshimi i kushteve për të ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për këtë prokurori duhet t’i plotësojë kushtet për të punuar si prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda, si dhe të ketë vlerësimin pozitiv të performancës.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme, është themeluar Grupi Punues për hartimin e Koncept-dokumentit për programin e zvogëlimit të barrës administrative. Me këtë koncept-dokument do të synohet rregullimi i kornizës ligjore lehtësuese për bizneset me qëllim të zhvillimit të konkurrueshmërisë dhe rritjes së efikasitetit të këtij legjislacioni. Këto lehtësira do të synohet të arrihen me eliminimin e kërkesave ekstensive ligjore, dyfishimeve, rregullave të vjetruara që krijojnë ngarkesa administrative për bizneset, pa dëmtuar qëllimin e legjislacionit. Përvojat tregojnë se legjislacioni joefikas ndikon negativisht në zhvillimin e biznesit dhe mund të pengojë rritjen ekonomike të vendit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 159 mijë euro për nevojat e Këshillit Prokurorial të Kosovës për pagesën e qirasë dhe për mirëmbajtje të objekteve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)