28 Mars 2024

Qeveria shpreh keqardhje vendim e Gjykatës së Hagës

Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellur me vëmendje procesin gjyqësor të shkallës së dytë dhe shpreh brengosje për procesin e rigjykimit ndaj Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se z.Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur i pafajshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit, dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës.

Institucionet, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe vete z. Haradinaj kanë dhënë provat e bashkëpunimit dhe të besimit në drejtësinë ndërkombëtare, një gjë e cila po rikonfirmohet edhe në rastin aktual.

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë besim në drejtësinë ndërkombëtare, duke shprehur besimin e plotë se të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat para nesh, për çka qeveria jep garancione të duhura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)