19 Prill 2024

Qeveria shpall “Qytetar me merita të veçanta” Rifat Jasharin

Prishtinë, 7 gusht - Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, Rifat Jasharit, i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Sipas vendimit, Rifat Jashari do të gëzojë të gjitha beneficionet e rregulluara me këtë vendim.

Është bërë edhe plotësim ndryshimi i vendimit të Qeverisë të datës 29 prill 2008, me të cilën është rregulluar kompensimi dhe trajtimi institucional për Adem Demaqin.

Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit, rregullohen beneficionet që do t’i gëzojë bashkëshortja pas vdekjes së Adem Demaqit.

Është miratuar Udhëzimi administrativ për skemën e kompensimit lidhur me zbatimin e vendimeve të komisionit për kërkesa pronësore banesore. Udhëzimi trajton procedurat dhe kriteret për zbatimin e njëqindedyzetetre vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore të ish-Drejtorisë për Çështje Pronësore Banesore, lidhur me kthimin e të drejtës pronësore të humbur si rezultat i diskriminimit dhe kompensimin e parashtruesve të kërkesave.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është themeluar Ekipi Nacional për platformën e specializimit të mençur (Smart Specialisation).

Ekipi do të jetë përgjegjës për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të platformës së specializimit të mençur, përfshirë edhe përgatitjen e analizave dhe dokumenteve të nevojshme të politikave që kërkohen nga kjo platformë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)