19 Prill 2024

Qeveria premton përmirësimin e gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së

Prishtinë, 19 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.

Në takim, Gucati e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen në krye të Qeverisë, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij.

Kryetari Gucati, po ashtu shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

Kryeministri Haradinaj, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk do të paguhen në mënyrë të pjesshme, por do të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që ua njeh statusi i tyre si dhe atë të punës ose pleqërisë.

Në takim u diskutua edhe për lehtësirat tjera ndaj këtyre kategorive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)