29 Mars 2024

Qeveria nuk ka legjitimitet të udhëheq procesin e zgjedhjes së noterëve

Prishtinë, 23 korrik - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj shpalljes së konkursit publik për zgjedhjen e Noterëve të shpallur sot nga Ministria e Drejtësisë (MD).

IKD kupton rëndësinë e përmbylljes së procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të noterëve të rinj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, drejt përmirësimit të qasjes në drejtësi për qytetarët e Kosovës.

Sidoqoftë, duke marr për bazë faktin se nga data 19 korrik 2019, qeveria aktuale është në largim - pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj - parimet bazë të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, kërkojnë që Qeveritë në largim, përfshirë ministritë e linjës nuk kanë legjitimitet të marrin vendime për udhëheqjen e proceseve të rëndësishme, sikurse është rasti konkret me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj.

Kur kësaj i shtohet fakti, se rreth provimit të noterisë është zhvilluar një debat i gjerë publik me akuza të ndërsjella rreth mënyrës së udhëheqjes së këtij procesi dhe përzgjedhjes së kandidatëve të suksesshëm, IKD vlerëson se si i tillë, ky proces është i kompromituar në publik.

Kompromitimi në publik i procesit të noterëve dhe mungesa e legjitimitetit të Qeverisë në largim për të marr vendime në interes të përgjithshëm, e zbehin besimin e publikut në këtë proces të zgjedhjes së noterëve të rinj. 

IKD fton Ministrinë e Drejtësisë të reflektoj mbi situatën e krijuar dhe të ri-shikoj vendimin për shpalljen e këtij konkursi, i cili është i domosdoshëm por jo në këtë fazë kur Kosova udhëhiqet nga Qeveria në largim. 

Ky parim duhet të vlejë edhe për vetë Zyrën e Kryeministrit dhe Ministritë e tjera të linjës, të cilat gjatë kohës kur Kosova udhëhiqet nga Qeveria në largim, nuk duhet të marrin vendime për të cilat nuk kanë legjitimitet por të bazohen vetëm në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të domosdoshme për ta mbajtur funksionale administratën shtetërore, që hyjnë në kuadër të fushëveprimtarive të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)