23 Prill 2024

Qeveria ndau mjete për përkrahjen e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit

Prishtinë, 10 janar - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen në të cilin ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për të mbështetur koalicionin global në luftë kundër ISIS/DAESH.

Me vendimin e miratuar janë ndarë mjete në vlerë prej 250 mijë eurosh dhe këto mjete janë ndarë nga shpenzimet e paparashikuara. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera kompetente për zbatim të vendimit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova si anëtare e koalicionit global për luftimin e terrorizmit është e përkushtuar ta mbështesë në të gjitha format luftën për demokraci dhe liri.

“Kosova radhitet përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit dhe në arritjen e objektivave të koalicionit global për luftimin e terrorizmit kudo në botë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)