20 Prill 2024

Qeveria miraton projektligjin e ndryshuar për ratifikimin e Demarkacionit

Prishtinë, 20 shkurt - Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Të njëjtin do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.

Projektligji ratifikon Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë: Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015; Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror dhe Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018.

Kryeministri i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për 22 shkurt 2018, në ora 11:00.

Në vijim, Qeveria ka miratuar edhe dokumente dhe politika të fushave dhe përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2018-2022, i cili përcakton masat dhe prioritetet institucionale dhe shtetërore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përmbushja e objektivave dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshja është synim kryesor i këtij programi dhe bazohet në prioritetin kryesor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e sotme ka marr miratimin Projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar. Projektligji ka për qëllim të përmirësojë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.

Edhe Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. Projektligji ratifikon traktatin e nënshkruar nga ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, me 24 nëntor 2017, në Prishtinë.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e autostradës Kijevë-Zahaq. Marrëveshja për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim siguron kredinë që do të përdoret për ndërtimin e autostradës 30 kilometërshe nga Kijeva deri në Zahaq, afër Pejës.

Është miratuar Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi, me plan të veprimit për vitet 2018-2023. Përmes kësaj strategjie, Qeveria synon të kontribuojë në luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar dhe në adresimin  e prioriteteve  për krijimin e një ambienti të sigurt në bashkësi për të gjithë, duke punuar me komunitetin në gjetjen e zgjidhjeve për qëllim të rritjes së sigurisë dhe adresim të sfidave te institucionet përkatëse.

Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi përmban këto objektiva:

-          Fuqizimi i kapaciteteve të mekanizmave të sigurisë që merren me parandalimin e dukurive negative me qëllim të uljes së nivelit të krimit dhe problemeve të sigurisë në bashkësi;

-          Gjithëpërfshirja e komuniteteve në mekanizmat e sigurisë në bashkësi;

-          Koordinimin ndërinstitucional në të gjitha nivelet dhe bashkëpunimi me qytetarë

-          Vetëdijesimi i qytetarëve për kërcënimet e sigurisë në bashkësi;

-          Avancimi i bazës ligjore lidhur me mekanizmat e sigurisë në bashkësi.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete financiare në vlerë 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara dhe në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit egjiptian.

Qeveria ka themeluar Komisionin disiplinor për kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, në përbërje:

1.      Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër, kryesues;

2.      Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike, anëtar;

3.      Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane, anëtare;

4.      Kapllan Halimi, sekretar i përgjithshëm në MBPZHR, anëtar;

5.      Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm në MKRS, anëtar.
 

Është themeluar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit me përbërje të shtatë anëtarëve:

1.      Sherif Fejzullahu, kryesues/ekspert i pavarur;

2.      Plator Grdovci, anëtar/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

3.      Berat Ahmeti, anëtar/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

4.      Ibrahim Tershnjaku, anëtar/Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës;

5.      Hivzi Dragidella, anëtar/Oda Ekonomike e Kosovës;

6.      Lumnije Ajdini, anëtare/Aleanca Kosovare e Biznesit;

7.      Selatin Kaqaniku, anëtar /Organizata Konsumatori;

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin përcakton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës si autoritetin e vetëm për lëshim të pasaportave diplomatike dhe kategoritë e bartësve të udhëheqësve të institucioneve që mund të pajisen me pasaportë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në parim, ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme, nisma për lidhje të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Qeverisë së Republikës së Çekisë.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Raportin për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave, i cili pasqyron përmbushjen e obligimeve dhe detyrave në procesin e përmbushjes së kësaj agjende.

Kryeministri ka ngritur çështjet për diskutim për pajisjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në veri me dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe për ndërtimet pa leje në zonat e caktuara për hapjen e minierës së re per eksploatimin e thëngjillit. Kryeministri ka kërkuar nga sektorët përkatës që të ndërmarrin masat dhe ka premtuar mbështetje në aktivitetet e institucioneve për këto çështje.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)