03 Qershor 2020

Qeveria miraton Programin e Kosovës për Barazi Gjinore

Prishtinë, 23 maj - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese, mbledhja e 34-të të Qeverisë, në të cilën ka miratuar Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Planin e veprimit 2020-2022, dhe vendimin për shprehje të vullnetit dhe interesit që Ndërtesa e ish-burgut në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, të shpallet muze.

Pas shqyrtimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024  dhe Planit të veprimit 2020-2022, Qeveria mori vendim për miratim të këtij Programi. Vendimi obligon institucionet e Republikës së Kosovës për zbatim të këtij programi sipas aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit, ndërsa Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e obligon për monitorim të zbatimit dhe për raportim vjetor mbi zbatimin e programit.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, e përkufizon barazinë gjinore si një të drejtë themelore dhe një nga faktorët e rëndësishëm për rritjen ekonomike, zhvillimin dhe stabilitetin në shoqëri. Barazia gjinore është edhe një nga parimet fundamentale të të drejtave të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Objektivi i përgjithshëm strategjik i Programit të Kosovës për Barazi Gjinore është sigurimi i barazisë gjinore si një fokus i proceseve transformuese në të gjitha strukturat, institucionet, politikat, procedurat, praktikat dhe programet e qeverisë, agjencive, shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit të donatorëve. Ky objektiv synohet të arrihet duke punuar në tri drejtime:

·  Krijimin e mundësive të barabarta për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimi ekonomik, gjithëpërfshirja dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.

·  Avancimi i barazisë gjinore përmes arsimit cilësor, shëndetësisë cilësore, gjithëpërfshirjes dhe shfrytëzimit të kapaciteteve njerëzore në zhvillimin e qëndrueshëm dhe zhdukjen e pabarazisë dhe stereotipeve gjinore;

·  Avancimi i të drejtave për vendimmarrje, paqe, siguri dhe drejtësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)