22 Janar 2021

Qeveria miraton planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021

Prishtinë, 13 janar - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës, për periudhën fillestare dymbëdhjetë mujore janar - dhjetor 2021.

Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës, për 12-mujorin e parë. (linku i dokumentit në fund të komunikatës)

Ju rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës më 28 shtator 2020, ka themeluar “Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj Qytetarëve të Luginës së Preshevës” .

Sipas këtij vendimi, Zyra për Luginën e Preshevës do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës,  ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)