23 Prill 2024

Qeveria miraton dy nisma të propozuara nga Ministra e Integrimit Evropian

Prishtinë, 1 dhjetor - Marrëveshja bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut si dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët”, janë aprovuar sot në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, me propozim të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore.

Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht nenin e 17-të të MSA-së.

Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin "Evropa për Qytetarët" dhe “Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit".

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në Marrëveshjet e ndërsjella.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)