28 Mars 2024

Qeveria merr vendim për shkarkimin e Bordit të Infrakosit

Prishtinë, 28 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e saj të rregullt, të katërtën me radhë, ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

200 mijë euro të zotuara nga Qeveria e Kosovës në Konferencën e Donatorëve për mbështetjen e Shqipërisë në përballimin e pasojave nga tërmeti i fund vitit të kaluar, janë ndarë sot nga Qeveria në mbledhjen e sotme. Mjetet do të merren nga kontingjenti i mjeteve në Ministrinë e Financave në kategorinë e shpenzimeve dhe mallrave. Këto mjete do të transferohen në llogarinë zyrtare të Bankës së Shqipërisë

Dy vendime të miratuara nga Qeveria në mbledhjen e sotme, do t’i rekomandojnë Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrin e Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen në programin e BE-së “Customs 2020” si dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen në programin e BE-së “Fiscalis 2020”.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. Vendimi mbështetet në dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe sipas rekomandimeve të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i cili konstaton se Bordi i Drejtorëve në Infrakos ka shkelur detyrat fiduciare.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar janë shfuqizuar vendimet për aprovimin e Koncept Dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë si dhe vendimin për përllogaritjen e normës së akcizës për cigaret e prodhuara në Republikën e Kosovës sipas përllogaritjes së çmimit të shitjes me pakicë me normë 30 për qind të vlerës.

Kabineti qeveritar ka ndarë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente.

Është themeluar Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin  e parimeve udhëheqëse, skenarëve dhe elementeve të reformës së Vetingut në sistemin e drejtësisë, në përbërje:

1.      Qerim Qerimi – kryesues i Grupit;

2.      Avni Puka – anëtar;

3.      Fisnik Korenica - anëtar;

4.      Visar Morina - anëtar;

5.      Arbresha Loxha - anëtar;

6.      Ehat Miftaraj - anëtar;

7.      Ariana Qosaj-Mustafa - anëtar;

8.      Arton Demhasaj - anëtar;

9.      Kreshnik Gashi - anëtar;

10.  Kujtim Kërveshi - anëtar;

Ministria e Drejtësisë, do të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, që ta dërgojnë nga një përfaqësues në këtë grup të ekspertëve.

Qeveria ka diskutuar edhe mundësinë e shtrirjes së vetingut edhe në institucionet tjera të ndjeshme të sigurisë dhe për këtë do të marr vendim në njërën nga mbledhjet e ardhshme edhe me rekomandimin e ministrive përkatëse.

Me propozimin  e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike është shkarkuar Bordi mbikëqyrës i Ndërmarrjes Publike qendrore “Trepça” Sh.A. Shkarkimi është mbështetur në Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe në Ligjin për Trepçën si dhe është arsyetuar me shkeljen e detyrave fiduciare nga Bordi në keqmenaxhimin e aseteve të Ndërmarrjes dhe në politikat e punësimit.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të zyrtarëve kryesor administrativ dhe zyrtarëve tjerë financiar në ministritë e riorganizuara në Qeverinë e Kosovës. Vendimi është provizorë dhe do të vlejë vetëm deri në miratimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)