24 Prill 2024

Qeveria mblidhet për programin qeverisës 2020 - 2023

Prishtinë, 29 shkurt - Kabineti qeveritar i Kosovës është mbledhur sot në Prevallë për të diskutuar programin qeverisës 2020-2023.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë se programi i koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të reflektojë marrëveshjen e koalicionit ndërmjet këtyre dy partive, të arritur më 2 shkurt.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuara masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdesin social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje të tjera”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)