19 Mars 2024

Qeveria mbështetë Hanin e Elezit pas dyshimeve për helmimin e ujit

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë Komunë.

Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj Komune.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esencjale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga MBP-AME.

Ministri Kasniqi vizitoj fshatin Gorancë në të cilin poashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)