25 Prill 2024

Qeveria lavdërohet për 600 vendime, harron skandalet

Prishtinë, 13 korrik - Në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës kryeminsitri Haradinaj është lavderuar për raportin e punës për periudhën shtator 2017 – korrik 2018, por ka harruar skandalet e një pas njëshme ku u ka kaluar te gjitha qeverive deri me tash.

Qeveria nuk ka përmendur rritjen jashtligjore të pagave te vet kryeminsitrit, ministrave dhe vartësve të tij, falja e borxheve në kundërshtim me kompetencat e Qeverisë dhe dëmtimi i buxhetit të Republikës së Kosovës prej rreth 60 milionë euro, numrin e shtuar të veteranëve të luftës, ndarja e mjeteve nga rezerva buxhetore pa asnjë kriter dhe pa përgjegjësi për paranë publike, shkarkimi i bordeve që janë në kompetencë të Kuvendit për të vënë njerëzit e tyre në këto pozita; pastaj skandalin e 53 milion eurove qe u ka fal komapanise turke Bechtel Enka, etj.

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e ka dëmtuar rëndë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht çdo aspekt që lidhet me qeverisjen e shtetit.

Kosova sot është më e izoluar, më varfër, me papunësi më të madhe, pa perspektivë, me nepotizëm ekstrem, me buxhet të shpërdoruar skajshëm, me keqpërdorime enorme, me qeveritarë që kërcënojnë institucionet e pavarura, me ministra te akuzuar dhe me njerëz të inkriminuar të vendosur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Ndryshe Qeveria ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe, ka marrë  mbi 600 vendime, që është dyfishi i numrit të çdo qeverie për një periudhë të tillë kohore dhe vendime këto që drejtpërdrejt ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarit të Kosovës.

Gjatë periudhës raportuese, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar këto akte juridike: Shtatëdhjetë e pesë (75) projektligje të miratuara në Mbledhjen e Qeverisë; Tridhjetë (30) akte nënligjore të miratuara në Mbledhjen e Qeverisë; dhe Nëntëdhjetë e një (91) akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat në kuadër të fushëveprimit të tyre.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se ky raport dëshmon për një dinamikë të punës së Qeverisë, që është më e madhja nga funksionimi i të gjitha qeverive të deritashme të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në pajtim me përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë mendimin lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familje.

Projektligji është iniciuar nga Komisioni për Legjislacion, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ministria e Drejtësisë ka dhënë opinionin se çështjet që adresohen në këtë projektligj janë adresuar në Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës i cili planifikohet të miratohet nga Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit, andaj konsiderohet se kjo iniciativë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Familjen, në këtë kohë nuk është e nevojshme.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar projektligjet për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”” dhe  për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në ‘ERASMUS+’, program i Bashkimit Evropian për arsim, trajnime, rini dhe sport.

Me propozimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria ka miratuar Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Me ndryshimet e reja bëhet strukturimi funksional dhe racional i Departamentit të Turizmit duke u bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit Evropian dhe realizimi i Planit Zhvillimor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Miratimin nga Qeveria e ka marr vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit në Pikën Kufitare Mutivodë, zona kadastrale Dabishevc e Komunës së Prishtinës.

Është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim  për interes publik të pronave të paluajtshme (ish shoqërore, KBI ‘’Ereniku’’)  të pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i  Projektit - Ndërtimi i ‘’Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane’’  Zona Kadastrale Gjakovë, Komuna Gjakovë.

Qeveria ka ndarë 45 mijë e 100 euro për zbatimin e Projektit për “Përmirësimin racor të gjedhit dhe rritjen e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”.

Implementimin e projektit do ta bëjnë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, OJQ Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe Qendra Gjenetike/ Iowa State University, të cilat kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti.

Qeveria ka emëruar Nenad Stojqetoviqin sekretar të përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dhe Nezir Gashin drejtor të përgjithshëm në Agjencinë e Pronësisë Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Qeveria e Kosovës është informuar nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për lansimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete shtesë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mjete të tjera financiare për të mbështetur realizimin e projektit “Ngritja e monumentit kushtuar Dëshmorit të Kombit, Artim Jashari”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)