25 Prill 2024

Qeveria i kërkon Pacollit të kërkojë falje për deklaratën e "sulmit terrorist"

Prishtinë, 1 maj - Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, duhet të kërkojë falje për deklaratat e tij, se është frikësuar që institucionet e shtetit të Kosovës do të kryejnë “akt terrorist” ndaj tij, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Pacollit i është komunikuar zyrtarisht se duhet të respektojë masat kundër koronavirusit, ashtu siç bën çdo qytetar, përfshirë edhe zyrtarët ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar ai i intepretoi si frikë të tij për një ‘akt terrorist nga ana e shtetit’. Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish ministër i Punëve të Jashtme dhe ish president i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për ‘akt terrorist nga shteti”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, deputeti Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr këto deklarata.

"Edhe opozitarizmi e ka një kufi, është e papërgjegjshme, e pamatur, e dëmshme dhe e dënueshme ta quash shtetin tënd ‘terrorist’, kur ai përpiqet të ruajë shëndetin tuaj dhe të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli të enjten, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, ka thënë se gjatë kohës sa po fluturonte, nga Zvicra për në Kosovë, ka ndryshuar destinacion.

Këtë e kishte bërë, siç është shprehur Pacolli, pasi ishte frikësua nga ndonjë "sulm terrorist nga ana e institucioneve të Kosovës".

“Leja ime e fluturimit njëherë është anuluar. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake. Unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion”, ka thënë Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)